Mbi 20 të vdekur nga përmbytjet në Evropë

Mbi 20 të vdekur nga përmbytjet në Evropë

Mbi 20 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas rënies së shifrave rekord në Evropë, në Gjermani e Belgjikë kryesisht.

Reshjet shkaktuar vërshime e dalje të lumenjëve nga shtrati, që sollën shkatërrimin e dhjetra banesave.

Në perëndim të Gjermanisë pati dëmtime në prona, mbyllje të autostradave dhe evakuim të zonës.

Vdekjet raportohen në rajonin Ahrëeiler, rajon i njohur për prodhimet e verës në Landin Rhineland-Palatinate.

Një numër i madh shtëpish, në qytezën Schuld në Ahrëeiler, janë të paqëndrueshme dhe në rrezik shembje sipas autoriteteve.

Dy zjarrfikës kanë vdekur gjatë operacionit në landin North Rhine Ëestphalia.

Tetë persona vdiqën në rajonin Euskirchen në jug të qytetit të Bonit.

Ndërkohë në Belgjikë, dy burra vdiqën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe një vajzë 15-vjeçare u zhduk pasi u rrëmbye nga lumi i dalë jashtë shtratit.

Ekspertët e motit citohen në një raportim të Reuters duke i cilësuar reshjet në rajon gjatë 24 orëve të fundit si të pashembullta.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>