Bizneset kërkojnë shtyrje të orës policore

Nga Exit News
Bizneset kërkojnë shtyrje të orës policore

Shoqata e Bizneseve i kërkoi qeverisë të shtyhet ora policore. Në kërkesën e publikuar të premten, shoqata e bizneseve shprehet se ora policore që nis në 00:00, dhe përfundon në 06:00 i pengon bizneset (muzika lejohet deri në orën 22:00), pengon aktivitetin e tyre.

“Duke patur parasysh edhe numrin e ulët të rasteve me infektime nga covid 19, ashtu sikurse edhe vdekshmërinë. Goditja që kemi marrë nga një vit mbylljeje për shkak të pandemisë së covid 19, dhe orës policore ende në fuqi, do të na e vështirësojë akoma dhe më shumë ekonominë dhe financat, duke na cuar drejt falimentit”, shkruhet në kërkesën e shoqatave të Bizneseve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>