Bizneset në Vlorë, në Talë dhe në Shëngjin kanë protestuar të hënën kundra orës policore dhe ndalimit të muzikës në orën 22:00. Lokalet e Vlorës vendosen mbylljen e aktivitetit për 24 orë.
“Mbrëmë ishim në polici, pasi vendosëm në mënyrën më simbolike dhe në mënyrën më të mirë të mundshme që të vendosnin himnin kombëtar në orën 21:45 minuta deri në 22:00. Ndodhi një incident me një kolegun tonë, pasi ka qenë ora 22:05, vetëm për 5 minuta”, u shpreh një pronar lokali për Ballkanweb.
Ndërsa bizneset, në zonën bregdetare të Shëngjinit dhe Tales, si dhe pronarët e ambienteve të sallave të eventeve, protestuan para Bashkisë së Lezhës.