Artisti kosovar, ekspozitë në muzeun prestigjoz Tate St. Ives në Mbretërinë e Bashkuar

Artisti kosovar, ekspozitë në muzeun prestigjoz Tate St. Ives në Mbretërinë e Bashkuar

Petrit Halilaj, një artist kosovar, i njohur ndërkombëtarisht, do të hapë ekspozitën e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar, në një nga galeritë më prestigjioze.

Me titull ‘Shumë vrull mbi këtë pendë të gjelbër’, ekspozita do të zhvillohet në Tate St. Ives në Cornwall. Do të qëndrojë hapour mes tetorit 2021 dhe janarit 2022.

Artisti ka lindur në Kosterrc, Kosovë, në 1986. Ai ka vazhduar të njihet dhe lavdërohet ndërkombëtarisht për punën e tij. Duke u bazuar në historinë dhe sfondin e jetës së tij, ai është i njohur për krijimin e pjesëve artistike të zgjeruara. Halilaj shpesh përfshin materiale nga Kosova në punët e tij, duke u dhënë një kleçkë individuale dhe personale.

Temat e tjera që ai eksploron përfshijnë kujtesën dhe identitetin kulturor.

Halilaj ëmigroi për shkak të luftës brutale të Kosovës, që u zhvillua mes viteve 1998 dhe 1999. Ai ishte vetëm 13 vjeç, kur familja e tij u detyrua të kërkonte strehim në kampe në Kukes dhe Lezhe në Shqipëri.

Me qendër në Berlin, artisti ka krijuar një seri imazhesh, të bazuara në vizatime me maja, që ka bërë si fëmijë. Halilaj fillimisht vizatoi imazhet nën mbikëqyrjen e një psikologu, të pranishëm pranë një qëndre humanitare, në kampin e refugjatëve Kukes II.

Në vitin 2020, artisti u tërhoq nga bienalja e Beogradit pasi organizatorët nuk ranë dakord për renditjen e pjesëmarrësve nga Kosova.

Artisti, tashmë i bazuar në Berlin, deklaroi se organizatorët e ekspozitës nuk ranë dakord mes tyre apo me të se si të paraqesnin kombësinë e tij.

Ndërkohë, ngjarja u organizua dhe drejtua nga Qendra Kulturore e Beogradit në Serbi dhe vendi nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur; ndaj, ai vendosi të tërhiqej plotësisht nga shfaqja.

Halilaj i shkroi një letër të hapur ekspozitës duke detajuar përvojën dhe mendimet e tij.

“Kur mora ftesën në Bienalen e Beogradit, unë isha i konfliktuar përbrenda, por gjithashtu e pashë si një mundësi për të krijuar një urë, për të hapur një dialog dhe për të eksploruar shtigje të reja pajtimi, përmes artit.”

Artistët kishin planifikuar të shfaqnin një video të titulluar ‘Shkrepëtima’, e cila tregonte një shfaqje teatrore që ai vuri në skenë në Runik, Kosovë – vendlindjen e tij. Vendi i shfaqjes ishte brenda rrënojave të Shtëpisë së Kulturës, e cila u shkatërrua gjatë luftës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>