Gjykata e Apelit lë në burg ish-Kryeprokuroren Speciale në Maqedoninë e Veriut

Gjykata e Apelit lë në burg ish-Kryeprokuroren Speciale në Maqedoninë e Veriut

Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi dënimin me 7 vjet burg për ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva për akuzat “shpërdorim të detyrës, të pozicionit dhe të autoritetit si prokurore speciale publike”.

Ndërkohë, Gjykata po ashtu konfirmoi edhe dënimin me 9 vjet burg për Bojan Jovanovskin, i njohur si Boki 13, pronor joformal i televizionit “1TV”.

Janovski u akuzua se përdori influencën e tij tek prokurorja special Janeva, nga nëntori 2018 deri në prill 2019, për të ulur dëminin e një prej biznesmenëve më të pasur në vend, në këmbim të 1,5 milionë eurove.

Hetimi ndaj prokurores speciale filloi pas publikimit të një video-përgjimi nga gazeta italiane “La Verita”, ku shfaqen dy persona Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.

Ata i premtojnë biznesmenit Orce Kamçev se në bashkëpunim me prokuroren Janeva do të mundësojnë lehtësimin e procesit gjyqësor që kishte nisur ndaj tij. Biznesmeni Kamcev akuzohej për një aferë korrupsioni tjetër, prokurore e të cilës ishte zonja Janeva.

Dy të dënuarit nuk e pranojnë fajësinë, duke pretenduar se operacioni kundër tyre, njohur ndryshe si afera “Reket”, ishte një tentativë për të diskretituar Prokurorinë Speciale.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>