Komiteti Organizativ Olimpik i Tokios pushoi nga puna drejtorin e ceremonisë së hapjes së Lojërave të enjten për komentet e tij të kaluara në lidhje me Holokaustin gjatë një shfaqje komedie.
Largimi i Kentaro Kobayashi vjen një ditë para se të filloi ceremonia e hapjes së Lojërave të Tokios.
Presidenti i komitetit organizues Seiko Hashimoto tha në një konferencë shtypi të enjten, “Se si do të trajtojmë ceremoninë është ende duke u diskutuar”.
Hashimoto konfirmoi më herët shkarkimin e Kobayashi për një video të vitit 1998, të shpërndarë në internet, në të cilin një burrë i identifikuar si ish- drejtori i ceremonisë së hapjes bënte shaka për mizoritë naziste në një skicë të titulluar, “Le të luajmë Holokaustin”.
“Ne zbuluam se z. Kobayashi, në performancën e tij, ka përdorur një frazë që përqesh një tragjedi historike”, tha Hashimoto për AP.
“Ne kërkojmë ndjesë për shkaktimin e një ngjarje të tillë një ditë para ceremonisë së hapjes dhe për shkaktimin e shqetësimeve për shumë palë të përfshira, si dhe për qytetarët në Tokio”.