EMA rekomandon vaksinën Moderna kundër COVID-19 për fëmijët 12-17 vjeç

Nga Exit News
EMA rekomandon vaksinën Moderna kundër COVID-19 për fëmijët 12-17 vjeç

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së kompanisë Moderna kundër COVID-19 për fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç.

Deri më tani, vetëm vaksina e Pfizer ka marrë rekomandimin se mund të përdoret tek fëmijët në Amerikën Veriore dhe në Evropë.

Agjencia e Barnave në SHBA (FDA) ende nuk ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së Modernas tek  fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Rregullatorët e SHBA-së dhe në Evropë kanë bërë thirrje për kujdes pasi të dy vaksinat (Moderna dhe Pfizer) janë lidhur me raste shumë të rralla të problemeve në zemër tek adoleshentët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>