Partitë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, bashkë edhe në zgjedhjet lokale

Partitë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, bashkë edhe në zgjedhjet lokale

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njoftoi të premten se koalicioni qeverisës LSDM dhe BDI do të qëndrojë bashkë edhe në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në vjeshtë.

“Kisha takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. U morëm vesh që LSDM-ja dhe BDI-ja të marrim pjesë bashkë në zgjedhjet lokale,” citohet Zaev në një deklaratë nga mediat vendase.

Sipas Zaev, qëllimi është që LSDM-ja të mbështes BDI-në në disa komuna në raundin e parë ose kjo të e fundit të përfshijë kanidatë të LSDM-së në komuna të tjera. Dhe anasjelltas në raundin e dytë.

Zaev shtoi po përpiqet që të përfshijë në këtë skemë sa më shumë parti nga koalicioni qeveritar dhe se do të përpiqen të respektojnë interesat e partive më të vogla.

“Shumica parlamentare është e qëndrueshme, ka kuptim të ndërsjellë, ndërsa mundësi do të ketë secili dhe nuk do të lejojmë se çdo marrëveshje bilaterale në këtë koalicion të dëmtojë partinë e tretë nga koalicioni,” përfundoi Zaev.

Koalicioni aktual qeverisës i Maqedonisë së Veriut u krijua pothuajse një vit më parë dhe përbëhet nga Unioni Social Demokratik i Maqedonisë i Zaev si dhe partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrimin e Ali Ahmetit dhe deputeti i vetëm i Partisë Demokratike të Shqiptarëve.

BDI, e cila mori 15 vende në Parlamenti, fillimisht, kërkoi që shqiptarët të mund të kishin një kryeministër për herë të parë, por në përfundim të marrëveshjes, u vendos që asaj t’i jepej vendi i zv. kryeministrit dhe Ministri i Jashtëm.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>