Sulmohet me bombë me benzinë ambasada e Kubës në Paris

Nga Exit News
Sulmohet me bombë me benzinë ambasada e Kubës në Paris

Ambasada e Kubës në Paris njoftoi të martën se ndërtesa e saj u sulmua me bomba me benzinë, duke shkaktuar dëme serioze, por pa dëmtime të stafit diplomatik.

Ambasada publikoi foton në llogarinë e saj zyrtare në Tëitter dhe dënoi sulmin. Ajo nuk tha se kush mendonte se ishte përgjegjës.

“Ata që janë drejtpërdrejt përgjegjës për këto akte janë ata që nxisin dhunë dhe urrejtje kundër vendit tonë”, tha Ministria e Jashtme e Kubës në Tëitter.

Një zëdhënës i policisë nuk komentoi mbi ngjarjen.

Në Kubë vazhdojnë protestat kundër qeverisë. Ata nisën kundër krizës së thellë ekonomike, trajtimi i qeverisë për pandeminë e koronavirusit dhe kufizimet e lirive civile. Qeveria në përpjekje për të ndaluar protestat kufizuan hyrjen në mediat sociale dhe platformat e mesazheve.

Ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe 20 vendeve të tjera dënuan të hënën arrestimet masive në Kubë dhe bënë thirrje për rivendosjen e plotë të aksesit në Internet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>