Paralajmërim për cunami në Alaksë pas tërmetit në Paqësor

Nga Exit News
Paralajmërim për cunami në Alaksë pas tërmetit në Paqësor

Alarme për cunami janë bërë nga autoritetet e vendeve në rajonin e Paqësorit pasi një tërmet 8.2 Rihter është regjistruar në gjirin e Gadishullit të Alasakës.

Vëzhguesi Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar të enjten tërmeti ka ndodhur në thellësi 35 kilometra dhe rreth 800 kilometra larg Anchorage, qytetit më të madh në Alaskë.

Dy tërmete tjera 6 Rihter kanë pasuar tërmetin e fuqishëm.

Qendra Kombëtare për Cunami në Alaskë ka lëshuar paralajmërime në disa pjesë të shtetit.

Televizioni publik në Japoni ka njoftuar se Agjencia për Motin është duke hetur nëse ka mundësi që ndonjë cunami të godasë Japoninë.

Rreziku për cunami po vlerësohet edhe nga autoritetet në Zelandën e Re.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>