Bullgaria rrezikon të shkojë në zgjedhjet e treta parlamentare brenda një viti, për shkak se partitë nuk po arrijnë dot një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.
Tri partitë kryesore të opozitës, “Ekziston një popull i tillë”, “Bullgaria Demokratike” dhe “Stand Up BG”, kanë shprehur mbështetjen e tyre për krijimin e një qeverie të re, por ende nuk kanë firmosur një marrëveshje.
Ato kanë deklaruar se do të mbështesin formimin e qeverisë së re, por vetëm nëse marrin angazhime të qarta reformuese.
Dy formacionet politike duan që partia “Ekziston një popull i tillë” të deklarojë se do të luftojë korrupsionin e nivelit të lartë dhe do të luftojë ndikimin e partisë së Borisovit, ish kryeministri bullgarë të akuzuar për përfshirje në korrupsion domethënës.
“Ekziston një popull i tillë” (ITN), themeluar nga shoëmani televiziv i njohur në Bullgari Slavi Trifonov, fitoi shumicën parlamentare me një diferencë të vogël ndaj partisë GERB të ish-kryeministrit Bojko Borisov në zgjedhjet e fundit, por nuk ka qenë në gjendje të formojë një qeveri .