Policia rrugore njoftoi pushuesit që udhëtojnë drejt jugut, të shmangin kalimin nga qyteti i Vlorës dhe të përdorin Bypassin, për shkak të trafikut të madh.
“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në Bypass”, njoftoi policia në faqen e sja në Facebook, të dielën.
Njëkohësisht Policia Rrugore bëri thirrje për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi pasi në çdo aks rrugor ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore që monitorojnë me kamera qarkullimin.