14 kompanitë më të mëdha amerikane vendosin vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve

Nga Exit News
14 kompanitë më të mëdha amerikane vendosin vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve

Qeveria amerikane e ka quajtur të ligjshëm vendimin e kompanive të mëdha për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve. Kjo nisëm, sipas një sondazhi të autoriteteve amerikane u mbështet nga 64% e qytetarëve.

Deri më tani 14 kompanitë më të mëdha amerikane kanë vendosur vaksinimin e detyrueshëm:

Google i dërgoi një email punonjësve duke njoftuar se ata që ktheheshin në zyrë duhej të vaksinoheshin.

Facebook tha se kushdo që kthehet në punë duhet të jetë i vaksinuar.

Netflix ka urdhëruar vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë punonjësit e zyrave të saj në SHBA.

Walmart i tha se punonjësit dhe menaxherëve të korporatës së shitësit në të gjithë dyqanet e saj duhet të vaksinohen.

BlackRock njoftoi se vetëm punëtorët e vaksinuar plotësisht lejohen të kthehen në zyrë.

Morgan Stanley po ndalon të gjithë personelin dhe klientët e pavaksinuar të hyjnë në selinë e saj në Nju Jork.

Saks Fifth Avenue po kërkon vaksinimin e të gjithë punonjësve deri në shtator.

Washington Post i informoi punonjësit e saj në fillim të kësaj jave se do t’u kërkojë të gjithë atyre – përfshirë kontraktorëve dhe vizitorëve që dëshirojnë të hyjnë në zyrat e gazetës – të tregojnë certifikatën e vaksinimit.

Ascension Health, një nga sistemet më të mëdha të kujdesit shëndetësor privat në SHBA, tha se të gjithë punonjësit duhet të vaksinohen.

Kompania e taksive Lyft urdhëroi vaksinimin e punonjësve duke nisur nga 2 gushti.

Kompania e taksive Uber njoftoi se punonjësit që dëshirojnë të kthehen në zyrë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht.

Twitter i kërkoi punonjës tveë vaksinoheshin, por në fillim të kësaj jave, kompania tha se do të mbyllte zyrat e saj në Nju Jork dhe San Francisko për shkak të rritjes së fundit të rasteve të koronavirusit.

Walt Disney do të urdhërojë vaksinimin për të gjithë “punonjësit e saj të përhershëm dhe sezonal në SHBA”. Të gjithë punonjësit e rinj gjithashtu pritet të vaksinohen.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>