Në Francë, protestuesit kundër vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë u përplasën me policinë, të shtunën. Policia në Paris përdori gaz lotsjellës për të shpërndare protestuesit.
Parisi u përfshi nga protesta të shumta kundër ligjit të ri që detyron vaksinimet universale për punonjësit e shëndetësisë dhe lejet e pandemisë për të gjitha restorantet dhe udhëtimet brenda vendit.
Ndërsa mijëra njerëz protestuan në të gjithë Francën, pavarësisht se sipas sondazheve shumica e njerëzve në vend mbështesin masat pandemike, të prezantuara për të frenuar rritjen e rasteve të COVID-19 të nxitur kryesisht nga varianti Delta.
52.1% e popullsisë së Francës është vaksinuar plotësisht kundër virusit që nga e premtja, sipas shifrave zyrtare.