Atletja bjelloruse kërkon mbrojtje nga autoritetet japoneze

Atletja bjelloruse kërkon mbrojtje nga autoritetet japoneze

Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya kërkoi të dielën mbrojtjen e autoriteteve japoneze në aeroportin Haneda të Tokios, pasi Komiteti Olimpik i Bjellorusisë kërkoi ta kthente në vend, duke i mohuar garimin.

Sipas një raportimi ekskluziv të Reuters, Tsimanouskaya kishte komentuar më herët në rrjetet sociale se si disa atlet bjellorus nuk kishin mundur të merrnin pjesë ne Olimpiadë, për shkak se nuk kishin kryer testet e kërkuara doping.

Ajo ishte shtuar nga trajnerët në listën e atletëve që do të shkonin në Tokio, pa dijeninë e saj, pasi ishte ndër ata që kishin kryer të gjitha testet.

Këta të fundit, në vijim, e kanë njoftuar se ishte përjashtuar nga Lojrat, ku duhet të konkurronte të hënën në garën e vrapimit 200 m dhe e kishin dërguar pothuajse me forcë në aeroport.

Komiteti Olimpik Bjellorus e justifikoi vendimin duke deklaruar se trajnerët  kishin vendosur të tërhiqnin Tsimanouskaya nga Lojërat me këshillën e mjekëve për “gjendjen e saj emocionale, psikologjike”.

“Nuk do të kthehem në Bjellorusi,” tha Tsimanouskaya për Reuters në një mesazh në Telegram. Ajo shtoi se ndjehej e sigurtë në duar të autoriteteve në Tokio, ndërkohë që priste të shkonin ta merrnin anëtar të Diasporës bjelloruse në Japoni. Më tej, ajo po planifikon të kërkojë azil në Gjermani apo Austri.

Protestave të sportistes Tsimanouskaya iu bashkuan edhe Fondacioni Solidaritet për Sportin Bjellorus, kreu i opozitës në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya si dhe Komiteti Ndërkombëtar Olimpik.

Ky i fundit ka kërkuar shpjegime të menjëhershme nga Komiteti Olimpik i Bjellorusisë mbi përjashtimin e e atletes.

Gjatë viteve të fundit, regjimi autokratik i presidentit bjellorus Llukashenko, ka shtrënguar kontrollin ndaj sportistëve duke kontrolluar financimin e tyre dhe duke burgosur ata të cilët protestuan gushtin e vitit të kaluar për manipulimin e zjgedhjeve presidenciale 2020.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>