Gjermania do të fillojë në shtator administrimim e dozës së tretë përforcuese, për personat më të rrezikuar, si dhe vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç.
Reuters raporton se dozat përforcuese do të zgjidhen mes vaksinave mRNA Pfizer ose Moderna, të cilat mund edhe të mos përputhen me dozat e marra tashmë.
Mbi 50% e popullsisë gjermane rezulton e vaksinuar plotësisht, ndërsa 62% kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Vendimet pasqyrojnë shqetësimin në rritje në Gjermani mbi përhapjen e shpejtë të variantit Delta, që mund të detyrojë vendimmarrësit të kthejnë kufizimet dhe izolimin.
Vendi pret të shkojë në zgjedhje të përgjithshme në shtator dhe shtetet gjermane, të cilat kanë autoritet për menaxhimin e pavaruar të pandemisë, po nxitojnë të rrisin shifrat e vaksinimit.
Ndryshe nga vende të tjera të zhvilluara, Gjermania ka refuzuar vaksinimin e detyruar, me argumentin se nuk ishte mënyra e duhur për të fituar besimin e qytetarëve.