Shteti i New Yorkut do të lejojë në bare, restorante, palestra e aktivitete argëtuese vetëm ata të cilët do të kenë me vete provë të vaksinimit.
Lajmi u bë i ditur të martën nga kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio, i cili shpalosi planin e tij të quajtur “Celësi i New Yorkut”.
Ai shpjegoi se plani ishte i nevojshëm faqe përhapjes së shpejt të variantit Delta në vend.
“Kemi një kërcënim të vërtetë këtu dhe kemi nevojë për masa të reja, si kjo,” citohet De Blasio nga Reuters.
Plani i tij synon të inkurajojë sa më shumë njerëz që të vaksinohen.
Hezitimi në lidhje me vaksinat, madje edhe kundërshtimi për t0u vaksinuar, ka qënë pengesë për fushatën e vaksinimit në disa pjesë të vendit, ndërsa rastet dhe shtrimet në spitale po rriten.
Kryebashkiaku shtoi se plani i tij do të hyjë në fuqi më 16 gusht, ndërsa zbatimi do të fillojë më 13 shtator.
“Duam t’u japim bizneseve kohë për t’u përshtatur,” tha De Blasio.
Një anëtar i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, i cili iu bashkua de Blasio në njoftim përshëndeti planin, por pranoi se do të ishte i vështirë.
“E dimë se kjo është ajo që do të ndryshojë valën,” tha ai. “Është një qasje e lehtë … thjesht tregojeni dhe jeni brenda.”
Një numër kritikësh demokrat kanë sulmuar përdorimin e të ashtuquajturave pasaporta vaksinimi. Një udhëheqës i lartë republikan në Oklahoma i quajti ato një formë ndarje, të ngjashme me hebrenjtë që duhet të mbanin yllin e Davidit gjatë Luftës së Dytë Botërore.