Evakuohet nga zjarri një lagje e Athinës

Nga Exit News
Evakuohet nga zjarri një lagje e Athinës

 

Një zjarr i madh shpërtheu të martën pasdite në një pyll pranë ish pronës mbretërore në Varybobi, një lagje në veri të Athinës.

Edhe pse nuk pati erë, zjarri u përhap shpejt, për shkak të thatësirës, sipas një raportimi nga agjensia greke e lajmeve AMNA.

Një forcë prej 350 zjarrfikësish, 10 ekipe alpinistësh, 70 kamionë zjarrfikës, një qendër e lëvizshme operacionesh, 5 helikopterë dhe 5 aeroplanë po përpiqen të shuajnë zjarrin, ndërkohë që ndihmohen nga edhe forca vullnetare.

Si fillim Shërbimi i Mbrojtjes Civile u dërgoi një mesazh banorëve të Varybobit që të mbyllnin dritarët për të evituar hyrjen e hirit, por për shkak se zjarri nuk u vu nën kontroll autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve.

Autostrada kombëtare Athinë-Lamia si dhe një sërë aksesh të tjera u mbyllën në të dyja drejtimet gjithashtu.

Ndërkohë, policia ndihmoi dhjetra banorë të bllokuar brenda vatrës së zjarrit të largoheshin në mënyrë të sigurtë dhe po qëndron vigjilente për raste të tjera.

Situata në Varybobi vazhdon të jetë tejet kritike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>