A po kërkon ambasadorja amerikane bashkëqeverisje PD dhe PS?

Nga Exit News
A po kërkon ambasadorja amerikane bashkëqeverisje PD dhe PS?

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në një letër të publikuar të mërkurën mbi situatën politike në vend theksoi dy çështje kryesore:

Kërkon mos përfshirjen në grupet parlamentare të PS-së dhe PD-së të personave që qeveria amerikane u ka ndaluar hyrjen në SHBA dhe në përgjithësi personave që janë kritikuar apo denoncuar nga SHBA.

“SHBA-të kërkojnë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre”, shkruan ambasadorja.

Ky qendrim është një thirrje sërish ndaj Bashës për të mos pranuar në grupin parlamentar të PD-së zotin Berisha.

Sikurse flitet në qarqe diplomatike në Tiranë, SHBA po përgatit një listë të re me emra deputetësh të cilëve do t’u ndalohet hyrja në SHBA nga Sekretari amerikan i Shtetit atëherë e njëjta gjë vlen edhe për ta: duhet të perjashtohen nga grupet përkatëse parlamentare.

Çështja e dytë që ngre amabsadorja amerikane është bashkëpunimi midis PS-së dhe PD-së të cilat duhet “të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe bashkëpunuar”.

Mes diplomatëve të huaj në Tiranë ka disa vjet që flitet për idenë e një bashkëqeverisje mes socialistëve dhe demokratëve, e cila shihet prej tyre si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund krizave të përhershme politike dhe luftës së pakompromis mes palëve për pushtet, të cilat kanë penguar dhe vonuar përparimin e vendit.

Është e paqartë nëse ambasadorja amerikane i referohet te njëjtës ide, apo thirrja e saj për bashkëpunim është thirrje e përgjithshme për të lënë mënjanë grindjet dhe veprimet qe destabilizojnë klimën politike.

Ky bashkëpunim kërkohet në emër të një “kauzë më të lartë” atë të së ardhmes së Shqipërisë.

“Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë”, përfundon ambasadorja.

Në letër ajo përgëzon arritjet e Shqipërisë në drejtimin e OSBE-së, për postin e ri në Këshillin e Sigurisë në Kombet e Bashkuara, si dhe firmosjen e memorandumeve të bashkëpunimit me investitorët amerikanë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>