OKB-ja e shqetësuar për vaksinat e papërdorura

Nga Exit News
OKB-ja e shqetësuar për vaksinat e papërdorura

Kombet e Bashkuara ngritën të enjten shqetësimin mbi rastet kur vendet nuk kanë përdorur vaksinat COVID-19.

“Jemi shumë të shqetësuar për situatat ku kemi parë që vaksinat kanë mbetur të papërdorura. Ose për arsye administrative, për mungesë të kujdesit të duhur, ose sinqerisht, për shkak të hezitimit ndaj vaksinave,” u shpreh zëdhënësi Stephane Dujarric në një deklaratë para gazetarëve.

Organizata botërore ofroi ndihmë për menaxhimin e vaksinave, për çdo vend që do ta kërkonte.

“Këto janë qeveri sovrane që kanë përgjegjësinë, morale apo tjetër, për të siguruar që popullatat e tyre të vaksinohen sapo të marrin vaksinat. Ne jemi këtu për të ndihmuar me kërkesën e qeverive,” shtoi Dujarric.

Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar mbi 110 milionë doza vaksine në më shumë se 60 vende deri më tani, tha Shtëpia e Bardhë të martën, shumica e të cilave u ndanë përmes COVAX. Në fund të gushtit, Uashingtoni do të fillojë të dërgojë 500 milionë doza të tjera në 100 vende me të ardhura më të ulëta.

Kur u pyetën për vështirësitë në marrjen e dozave të vaksinave në krahët e njerëzve, SHBA Ambasadorja në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield i tha MSNBC se COVAX “nivelet e prodhimit nuk kanë qenë aq të fuqishme sa kishin shpresuar se do të ishin.”

“Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që të nxjerrim vaksinat … dhe t’i futim në krahët e njerëzve.”

Sipas një raportimi nga Reuters, që citon të dhënat e OKB-së, programi i ndarjes së vaksinave COVAX deri më tani ka shpërndarë 186.2 milionë doza në 138 vende.

COVAX synon të sigurojë 2 miliardë doza për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit 2021.

Programi drejtohet nga Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI), Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike, Organizata Botërore e Shëndetit dhe UNICEF.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>