Lojrat Olimpike nuk ndikuan në rritjen e infektimeve në Tokio

Nga Exit News
Lojrat Olimpike nuk ndikuan në rritjen e infektimeve në Tokio

Para zhvillimit të Lojrave Olimpike, organizatorët ishin të shqetësuar për një valë të mundshme infektimesh në Tokio, pasi qyteti po shihte rritje në shifrat ditore. Madje, pak ditë para fillimit ata lanë të hapur mundësinë për shtyrjen sërish të lojrave.

Por, të dhënat e grumbulluara deri tani sugjerojnë se Lojrat nuk kanë patur ndikim në rritjen e infektimeve në Tokio.

Përveçse ka patur pak kontakt mes sportistëve dhe publikut vendas apo të huaj, një tjetër arsye lidhet me masat e marra për zhvillimin e ndeshjeve si testimi i përditshëm dhe mbajtja e distancës.

“Para Lojërave Olimpike, mendova se njerëzit do të vinin në Japoni me shumë variante dhe Tokio do të ishte një tenxhere ku virusët do të shkriheshin bashke dhe një variant i ri do të dilte nga Tokio,” citohet Kei Sato, një studiues i lartë në Universitetin e Tokios në një raportim nga Reuters.

Madje, edhe brenda “flluskës” olimpike, një set banesash, hotelesh e facilitetesh ku qëndrojnë sportistët, shifrat e infektimeve kanë qënë të papërfillshme.

Fshati olimpik ka strehuar mbi 50 mijë njerëz, aktiviteti më masiv i zhvilluar qysh prej shpalljes së pandemisë.

Një tjetër arsye e cituar, që gjithsesi duhet të mbështet nga studime të tjera, lidhet me faktin se 70% e pjesëmarrësve në lojra ishin tashmë të vaksinuar.

Në ndryshim nga situata në qytetin e Tokio, ku varianti Delta po përhapet me shpejtësi, organizatorët e lojrave regjistruan 404 infeksione brenda fshatit olimpik prej 1 korrikut.

Nga shqyrtimi i rreth 600 mijë testeve, u vërejt një shkallë infektimi prej 0.02%.

Disa ekspert thonë se arsyeja që Lojrat ishin një sukses në këtë aspekt i detyrohet të gjitha masave, të zbatuara së bashku si paketë, ndërkohë të tjerë u shprehën se ishte herët për të dalë në përfundime.

Në çdo rast, të dhënat e mbledhura gjatë dy javëve të Lojërave, do të analizohen dhe publikohen në mënyrë që të ndihmojnë vendet në planifikimin e masave ndaj koronavirusit për aktivitete të ngjashme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>