Presidenti Ilir Meta kujtoi të dielën 30 vjetorin e eksodit të 8 gushtit 1991.
“Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, shkroi Meta në Facebook.
30 vjet më parë rreth 20 mijë shqiptarë emigruan për në Itali nga Durrësi me anijen ‘Vlora’. Pjesa më e madhe e tyre u riatdhesuan pak ditë më vonë.