Demonstratat kundër vaksinimit dhe masave kufizuese kanë shpërthyer në të gjithë botën – nga Australia në Francë dhe nga Izraeli në Bullgari.
Me përhapjen e variantit Delta, qeveritë po kërkojnë gjithnjë e më shumë vendsojen e maskave dhe vaksinimin për shumë aktivitete. Vaksinat janë treguar tepër efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve.
Më shumë se 100,000 njerëz protestuan në të gjithë Francën muajin e kaluar kundër vendimit të qeverisë për të vaksinuar banorët kundër virusit, sipas PBS.
Nën zhurmën e goditjes së tiganëve me lugë metalike, protestuesit thërrisnin, “liri” dhe “Macron, largohu!” pranë Muzeut të Luvrit. “Unë nuk do të vaksinohem kurrë,” tha një protestues 53-vjeçar, për PBS.
“Disa dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur mendjen deri në atë masë saqë janë të aftë të thonë se jetojmë në një diktaturë,” tha Presidenti Emmanuel Macron.
Mijëra njerëz dolën në rrugët e Sidneit dhe qyteteve të tjera australiane muajin e kaluar për të protestuar kundër kufizimeve të bllokimit, duke bërë thirrje për “liri”, sipas NPR.
Policia arrestoi disa nga protestuesit australianë, disa prej të cilëve hodhën shishe plastike kundër policëve.
“Sydney nuk është imun nga budallenjtë,” tha hapur drejtori i Policisë i New South Wales, David Elliott.
Disa qindra izraelitë protestuan në Tel Aviv kundër kufizimeve të reja të koronavirusit pasi rastet janë rritur në nivele shqetësuese, raportoi Guardian.
Rreth 2,000 protestues u mblodhën në një park në Hagë në Holandë, duke kundërshtuar masat e bllokimit në mars – duke detyruar policinë të përdorur uji për largimin e tyre, sipas BBC.
Në Bullgari, të paktën tetë protestues u arrestuan në maj 2020 pasi një proteste në Sofje, ku disa protestues thanë se koronavirusi ishte “lajm i rremë” dhe “një komplot ndërkombëtar”, sipas Barrons.
Në SHBA, protestuesit kundër vaksinave mbyllen vendet e vaksinimit, u mblodhën në kryeqytetet e shtetit dhe dolen në Disneyland-duke u veshur si superheronj.