Spanja ka urdhëruar anijet e vogla të largohen nga një pjesë e bregdetit jugor të vendit pas 50 rraportimeve për praninë e balenave orka, përfshirë 25 përballjeve mes anijeve dhe balenave.
Qeveria vendosi të ndalojë për dy javë lundrimin e anijeve 15 metra ose më pak pranë bregut midis Kepit Trafalgar dhe qytetit të vogël të Barbate. Është hera e dytë në 13 muaj që ministria spanjolle e transportit ka ndërmarrë veprime për të adresuar një mori dëshmish për praninë e orkave në det.
Ndalimi i vitit të kaluar u zbatua në një zonë disa qindra kilometra në veri. Në atë kohë ministria tha se masa u nxit nga përfshirja e orkave në “disa incidente në zonën bregdetare të Galicisë, kryesisht duke përfshirë varka me vela”. Autoritetet nuk dhanë shifrën e saktë se sa anije ishin prekur.
Urdhri më i fundit kishte për qëllim parandalimin e “incidenteve të mëtejshme me orkat”, tha ministria në një deklaratë.
“Që nga 27 Marsi – data e identifikimit të pranisë së parë [këtë vit] – kanë pasur 56 ndërveprime me varka të vogla vela. Deri në 25 raste u kërkuan shërbimet e shpëtimit detar të Spanjës për të tërhequr anijet në port. ”
Urdhri për të ndaluar anijet në këtë zonë erdhi një ditë pasi tre takime të veçanta me orka u raportuan në zonë brenda pesë orëve.
Dy nga anijet pësuan dëmtime në timonin e tyre dhe duhej të tërhiqeshin në port, sipas shërbimit të shpëtimit detar të Spanjës.