Policia italiane ka arrestuar adminsitratorët e 32 kanaleve në Telegram, të cilët shisnin certifkata të gjelbra fallso online.
Media italiane njoftoi se administratorët dërgonin mesazhe të llojit “Po ju shpjegojmë se si funksionon: përmes të dhënave të dërguara nga vetë ju një doktoreshë do të plotësojë një certifikatë vaksinimi dhe me të mund të merrni certifikatën jeshile”.
Italia ka vendosur certifikatën e gjelbër si kusht për hyrjen në bare, restorante dhe mjedise të tjera të brendshme.