Pesë muaj më vonë: Qeveria shqiptare “dha shenja” se nuk do të miratojë paketën “anti-shpifje”

Nga Alice Taylor
Pesë muaj më vonë: Qeveria shqiptare “dha shenja” se nuk do të miratojë paketën “anti-shpifje”

Saga e paketës “anti-shpifje” në Shqipëri vazhdon, pasi ende po kërkohet të dihet nëse ligji do të miratohet apo jo.

Në mars të këtij viti, eurodeputetët David Lega dhe Michael Gahler pyetën Komisionerin e BE -së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi në lidhje me statusin e ligjit dhe cili ishte qëndrimi i Komisionit në raport me procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Nëse miratohen, ndryshimet do t’i fusin të gjitha mediat online nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), një bord i emëruar nga qeveria. Ai do të ketë fuqinë për të bllokuar, gjobitur, madje edhe potencialisht mbyllur çdo faqe që konsiderojnë se ka shkelur ligjet e paqarta mbi gjuhën e urrejtjes, lajmet e rreme dhe shkaktimin e panikut.

Pyetjet e eurodeputetëve thonë:

“Prandaj, ishim të kënaqur të shihnim se Këshilli  konstatonte në përfundimet e tij të 25 marsit 2020 se Shqipëria duhet të rishikojë ndryshimin e ligjit para konferencës së parë ndërqeveritare dhe se” ndryshimi i ligjit mbi mediat, në përputhje me Komisionin e Venecias, mbeten prioritete të rëndësishme. ”

Ata gjithashtu vërejnë se këto ndryshime nuk janë bërë dhe vazhdojnë të pyesin pse Varheyi këmbëngul se të gjitha kriteret për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare janë përmbushur.

“Si mundet që përfundimet e Këshillit – si dhe kriteret e Kopenhagenit për lirinë e shprehjes – të konsiderohen të përmbushura, kur rekomandimi i Komisionit të Venecias nuk është zbatuar ende?” pyesin eurodeputetët.

Pas më shumë se pesë muaj, Varhelyi dha përgjigjen e tij. Ai pretendon se, në kundërshtim me atë që ishte shkruar në raportin e vitit 2020, “ndryshimi i ligjit për mediat në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishte vendosur në Konkluzionet e Këshillit të marsit 2020 si kusht për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, por më tepër konsiderohej si një prioritet i rëndësishëm për t’u ndjekur. ”

Ai shton se përfaqësuesit e qeverisë janë “angazhuar publikisht”, duke siguruar se çdo legjislacion i ri për mediat do të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Varhelyi pastaj deklaron se qeveria “dha shenja” se po rimendonte miratimin e projektligjit. Ai nuk përmend faktin se ndryshimi i oligjit gjendet ende në agjendën e parlamentit.

Varhelyi e mbyll përgjigjen e tij duke deklaruar se Komisioni “ka marrë parasysh vendimin e autoriteteve shqiptare për të mos ndryshuar ligjin në një mënyrë që është e papajtueshme me standardet ndërkombëtare”, duke shtuar se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën e lirisë së medias në vend.

Para shpërbërjes së parlamentit, Partia Socialiste në pushtet, e cila zotëron shumicën në Parlament, pasi opozita dogji mandatet në vitin 2019, votoi në ish-Drejtoreshën e Komunikimit të Kryeministrit Edi Rama si kryetare të AMA-s, organi që nën paketën anti-shpifjes do të zbatojë dispozitat e reja.

Kjo shkel disa rekomandime të Komisionit të Venecias., përfshirë përcaktimet në ligjin shqiptar që të emëruarit në bordin e AMA të jenë të pavarur dhe të lirë nga ndikimi politik.

Qeveria vazhdoi me emërimin, pavarësisht thirrjeve nga BE-ja, organizatat e medive dhe aktorët vendas e ndërkombëtarë që të pritej mbledhja e parlamentit të ri, në të cilin do të ishte pjesë edhe opozita.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>