Italia ka vendosur hyrjen vetëm me çertifikatën e gjelbër në shkolla, universitetet, mjetet e tranportit.
Në 1 shtator shkollat e Italisë do të hapen për mësimin ne klasë, me detyrimin e paraqitjes së certifikatës së gjelbër ose testit Covid-19. Kështu:
Në universitete do të lejohen të hyjën vetëm stafi akademik, administrative dhe studentët e vaksinuar. Nxënësit e shkollave të mesme, nën moshën 18 vjeç, duhet të bëjnë tamponin e Covid-19, çdo javë.
Nëse në një klasë të gjithë studentët dhe nxënësit janë të vaksinuar nuk ka nevojë të mbahet maska. Në rast të kundërt në të gjitha shkollat, për nxënësit mbi moshën 6 vjeç është e detyrueshme mbajtja e maskës.
Duke nisur nga 1 shtatori çertifkata e gjelbër është e detyrueshme edhe:
Në të gjitha mjetet e transporti publik për të udhëtuar jashtë Italisë ose ndërmjet rajoneve duhet të paraqitet certifikata jeshile. Si dhe në hotele, restorante, bare, palestra, qendra estetike.
Ndërsa deri më 15 tetor banorët e San Marinos të vaksinuar me vaksinën Sputnik, e cila nuk njohet nga EMA, nuk kanë detyrimin e karantinimit.