Policia gjermane arrestoi një punonjës të ambasadës britanike në Berlin nën dyshimin se i kishte kaluar dokumenta, shërbimit inteligjent rus në këmbim të parave, thanë prokurorët të mërkurën.
Prokurorët gjermanë thanë se apartamenti dhe vendi i punës i të arrestuarit, i identifikuar vetëm si David S., ishte kontrolluar dhe ai do të dilte para gjykatës të mërkurën.
“Në të paktën një rast, ai i kaloi dokumentet që kishte marrë gjatë aktivitetit të tij profesional tek një përfaqësues i një shërbimi inteligjent rus”, tha zyra e prokurorit kryesor federal në një deklaratë.
“I akuzuari mori para, një shumë ende të panjohur në këmbim të transmetimit të informacionit,” shtoi ai.
Burri u arrestua të martën në Potsdam. Arrestimi i tij ishte rezultat i një hetimi të përbashkët nga autoritetet gjermane dhe britanike, thanë prokurorët.