Pacienti i parë në botë me Covid-19 mund të jetë infektuar nga një lakuriq nate kur punonte për një laborator të Wuhan në Kinë, ka deklaruar Dr Peter Embarek, një nga drejtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetit i cili udhëhoqi ekipin hetues të saj për origjinën e pandemisë së koronavirusit në Kinë.
Embarek ka pranuar se teoria e daljes së virusit nga laboratori mund të kishte ndodhur, duke sugjeruar se një studiues kinez mund të ishte infektuar nga një lakuriq nate ndërsa merrte mostra në lidhje me kërkimet në një laborator në Wuhan.
Embarek i tha stacionit televiziv danez TV2: “Një punonjës i infektuar në terren duke marrë mostra është një nga hipotezat e mundëshme.”
Ai shpjegoi: “Në këtë rast do të ishte një punëtor laboratori në vend të një fshatari të rastit ose një personi tjetër që ka kontakte të rregullta me lakuriqët e natës. Kjo në fakt është ende hipotezë.”
Shkencëtari danez theksoi se hetuesit e OBSH-së nuk gjetën prova të drejtpërdrejta për këtë.
Por Kina është akuzuar prej kohësh brenda dhe jashtë vendit për mbulimin e shpërthimit fillestar dhe fshehjen e informacionit kur virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan në Dhjetor 2019.
Komentet e Dr Embarek janë një përmbysje e qëndrimit që ai bëri kur ishte akoma në Kinë kur ai u bëri thirrje shkencëtarëve të ndalonin hetimin e mundësisë që virusi të ketë dalë nga një laborator.
Ai gjithashtu fillimisht këmbënguli se nuk ka dëshmi të transmetimit “në Wuhan ose diku tjetër” para dhjetorit 2019.
Por një javë më vonë ai u tërhoq nga kjo deklaratë dhe tha që ekipi i tij kishte zbuluar se kishte të paktën 13 variante Covid në Wuhan në Dhjetor, duke sugjeruar se virusi kishte qenë në zhvillim për ca kohë për të lejuar zhvillimin e këtyre llojeve të ndryshme.
Ai gjithashtu zbuloi se deri në 1 000 njerëz në Wuhan mund të ishin infektuar në fillim të dhjetorit.
Tregu i Huanan, ku shkencëtarët thonë se ndodhën infektimet e para, është vetëm disa qindra metra nga Qendra Wuhan për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Gjithashtu është vetëm disa kilometra larg Institutit të Wuhan të Labologjisë së Virologjisë, ku shkencëtarët thuhet se po kryenin eksperimente mbi lakuriqët e natës dhe po studionin koronaviruset nga lakuriqët e natës të ngjashme me Covid-19 para se të fillonte pandemia.
Që atëherë janë bërë pyetje në lidhje me rolin që laboratori i Institutit Wuhan të Virologjisë ka luajtur në pandeminë Covid-19.
Dr Embarek ka zbuluar se sa e vështirë ishte për ekipin e tij që të hyjë në dokumente dhe madje të diskutojë teorinë e daljes nga laboratori me shkencëtarët dhe zyrtarët kinezë.
Ekipi vizitoi Institutin e Virologjisë në Wuhan, ku shkencëtarët hulumtojnë koronaviruset e lakuriqëve, Qendrën Wuhan për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Por gjatë vizitave, hetuesit e OBSH -së nuk u lejuan të shikonin dokumentet ose librat laboratorikë.
Ne nuk arritëm të shikonim libra laboratorikë ose dokumente direkt nga laboratori. Ne morëm një prezantim, dhe pastaj biseduam dhe bëmë pyetjet që donim të bënim, por nuk arritëm të shikonim asnjë dokumentacion fare”, tha Dr Embarek.
Qendra Wuhan për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve nuk ka publikuar një raport në lidhje me punën me lakuriqët e natës që nga viti 2013, por Dr Embarek paralajmëroi se kjo ‘nuk do të thotë se ata nuk kanë punuar me lakuriqët e natës që nga ajo kohë’.
Laboratori u zhvendos në dhjetor 2019 vetëm njëqind metra nga tregu, ku shkencëtarët gjetën grupin e parë të infeksioneve Covid-19.
“Është interesante që laboratori u zhvendos më 2 dhjetor 2019,” tha Dr Embarek. “Kjo është periudha kur gjithçka filloi, dhe ju e dini se kur zhvendosni një laborator, është situatë e çrregullt për gjithçka.”
Shkencëtari iu bashkua OBSH -së në 2001 dhe punoi në zyrën e agjencisë në Kinë dhe këshilloi qeverinë kineze për sigurinë e ushqimit dhe çështjet e të ushqyerit.
Embarek, i cili fillimisht hodhi poshtë teorinë e rrjedhjes së laboratorit tani thotë se duhet të ketë hetime të mëtejshme mbi këtë ide.