Qeveria e Kosovës ka planifikuar të shpënzojë 15 milionë € për blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave COVID-19, si dhe dhe në mbështetje të skemës së mbështetjes sociale.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti një ditë më parë, pas një takimi të kabinetit qeveritar.
Gjatë takimit, qeveria ra dakord edhe për një paketë stimuluese ekonomike për të ndihmuar Kosovën të dalë nga pandemia.
Paketa shpërndan 17 milionë € në mbështetje të pensionistëve e familjeve me ndihmë sociale, dhe 5 milionë € për policinë kufitare.
5 milionë euro të tjera u ndanë për sportin, artin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Më tej, paketa parashikon një buxhet prej 274mijë € për blerjen e veprave nga artistët kosovarë.
Qeveria e Kosovës miratoi gjithashtu një Strategji për Sundimin e Ligjit për perjudhën 2021-2026, që synon të fuqizojë hallkën gjyqësore dhe të luftojë korrupsionin.
Ndërkohë, të enjten Ministri i Shëndetësisë njoftoi se qeveria kishte planifikuar një fond preh 80 mijë € për shtimin e personelit që përkujdeset për pacientët me Covid-19 me 50 infermierë.
Në maj, Kosova nënshkroi një marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milion vaksinave deri në fund të vitit 2021.