Festivali i 15 -të Adriatiko Mediterraneo do të përqëndrohet në historinë e lidhjes së Shqipërisë me Italinë. Aktiviteti do të mbahet në Ancona nga 18 gusht deri më 22 gusht.
Festivali do të fillojë me dhënien e një çmimi profesorit të Historisë Bashkëkohore në Universitetin Sapienza të Romës Roberto Marozzo della Rocca, një ekspert italian për Shqipërinë.
Ai synon të shfaqë traditat e popujve mesdhetarë përmes arti pamor dhe muzikor, tha këshilltarja rajonale e Marche, Giorgia Latini në një video.
Më 18 gusht do të ketë një shfaqje të pianistet Rea e shoqëruar nga Orkestra femërore e Mesdheut dhe violinisti Marcello Sirignano.
Më 19 gusht do të mbahet një concert nga Nostos, Irida Gjergji dhe Flavia Massimo
Ndër aktivitetet e tjera tëfestivalit është edhe diskutimi mbi endrrësn evropiane të shqiptarëve nga Gentiola Madhi nga Osservatorio Balcani e Caucasuso dhe Ronald Car, i cili jep mësim në Universitetin e Maceratës.