Ministria e Brendshme njoftoi të premten se zyrat e aplikimit për dokumente biometrike identifikimi do të vazhdojnë të shërbejnë edhe ditën e shtunë, 14 gusht.
Vendimi synon të ndihmojë me lehtësimin e fluksit të aplikimeve, por edhe për t’iu përgjigjur kërkesave për rinovim dokumentesh nga emigratët.
Zyrat që do të qëndrojnë hapur të shtunën janë:
– Të gjitha zyrat e aplikimit në qarkun Tiranë, përfshirë bashkitë Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë;
– Në Durrës, rajonet 3, 4, 5 dhe 6, zyrat në bashkinë Krujë dhe njësitë administrative Fushë-Krujë, Xhafzotaj dhe Sukth;
– Bashkitë Berat, Gjirokastër, Peshkopi, Elbasan, Belsh, Fier, Lushnje, Divjakë, Korçë, Lezhë, Shkodër, Vau i Dejës, Koplik, Vlorë, Sarandë.
Ndërkohë, riaplikimi për kartë mund të bëhet nga çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.