Legjenda e Gjermanisë dhe ekipit të Bayern Munich, Gerd Muller është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeç.
Sulmuesi fitues i Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian u diagnostikua me sëmundjen e Alzheimerit në 2015 dhe kishte jetuar në një shtëpi të specializuar kujdesi që prej atëhere.
Gjigantët e Bundesligës njoftuan se Muller ndërroi jetë të dielën dhe la pas gruan e tij dhe vajzën.
Muller bëri histori me Bayern dhe ekipin kombëtar të Gjermanisë.
Ai shënoi 566 gola në 607 paraqitje për Bayern dhe ende mban rekordin për më shumë gola të shënuar në Bundesligë me 365, si dhe ishte golashënuesi më i mirë i sezonit shtatë herë.
Ai shënoi 68 gola në 62 paraqitje për kombëtaren Gjermane.
Muller konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit dhe një ikonë në të gjithë lojën.
Ai kaloi 15 vjet me Bayern dhe i ndihmoi ata të fitonin tre herë Chamions League.
Muller gjithashtu i udhëhoqi ata në katër tituj të Bundesligës.
Sulmuesi ishte thelbësor në suksesin e Gjermanisë në vitet 1970. Ai ishte golashënuesi më i mirë në Euro 72 dhe shënoi dy herë në finale ku ata mundën Bashkimin Sovjetik 3-0.
Ai gjithashtu shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës 1974 pasi Gjermania fitoi 2-1 kundër Holandës.