Jorgji Qirjako, filolog, historian, përkthyes ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare, në Londër.
Ai mbate titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në vlerësim të veprës së palodhur e të çmuar si përkthyes veprash politike, shoqërore dhe letërsi artistike dhe të kontributeve të spikatura në ekspeditat arkeologjike, etnografike dhe folklorike në Kolonjë, duke i përfaqësuar me dinjitet dhe lartësuar vlerat e tyre të rrallë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Me mirënjohje për evidentimin e traditave atdhetare, kulturës popullore dhe figurave të shquara të historisë sonë kombëtare”.
Qirjako ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e Muzeut Historik të Kolonjës, për pasurimin e tij me objekte arkeologjike, që nga lashtësia dhe me mjaft vepra të artistëve të njohur, si Odise Paskali, Janaq Paço, Thoma Thomai, Llazar Nikolla, Guri Madhi, Agim Nebiu e shumë të tjerë.