Kreu i NATOs-, Jens Stoltenberg paralajmëroi qeverinë e re talebane në Afganistan që të mos e kthejë vendin në një strehë terroristësh, pasi Aleatët do të përgjigjeshin.
Duke adresuar situatën në një mbledhje të organizatës të martën, Stoltenberg deklaroi se Aleatët hynë në Afganistan pasi ishte kthyer në një çerdhe terroristësh dhe ia dolën që të shmangin sulme terrosite prej vendit 20 vitet e fundit.
Por, shtoi ai, tashmë i takon qeverisë së re të sigurohet “që terroristët ndërkombëtarë të mos rifitojnë terren”, përndryshe kërcënimet do të adresoheshin nga NATO dhe aleatët e saj.
Stoltenberg bëri me faj qeverinë afgane për rëniën e vendit në dorë të talebanëve, pasi ajo braktisi populli dhe nuk luftoi.
Megjithatë, ai pohoi se aleatët kishin bërë gabime në Afganistan dhe se duheshin nxjerr mësime.
“Njëkohësisht, duhet të kemi një vlerësim të sinqertë dhe të shohim qartë angazhimin e NATO-s në Afganistan. Megjithë investimin dhe sakrificën tonë të konsiderueshme gjatë dy dekadave, kolapsi ishte i shpejtë dhe i papritur,” deklaroi Stoltenberg.
Shefi i NATO-s nuk iu përgjigj pyetjes së një gazetari nëse do të kishte një hetim të brendshëm mbi dështimin në Afganistan, por zgjodhi të theksojë se brezi i shkolluar gjatë dy dekadave të fundit ishte një fitore.
Sipas Stoltenberg, aleatët u desh të zgjidhnin mes të rriturit të operacioneve ushtarake në Afganistan dhe rikthimit të talebanëve në pushtet.