Presidenti gjerman e quan “turp për Perëndimin” situatën në Afganistan

Nga Exit News
Presidenti gjerman e quan “turp për Perëndimin” situatën në Afganistan

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i ka tërhequr vërejtje aleatëve për situatën e krijuar në Kaul ditët e fundit, duke e konsideruar “turp për Perëndimin”.

“Imazhet e dëshpërimit në aeroportin e Kabulit turpërojnë Perëndimin politik,” deklaroi Steinmeier, sipas një raportimi nga Reuters.

Ai shtoi se vendi po përjetonte “një tragjedi njerëzore” për të cilin aleatët ishin përgjegjës.

Gjermania përbënte kontigjentin e dytë më të madh ushtarak në Afganistan, pas Shteteve të Bashkuara.

“Për më tepër tani ne duhet të qëndrojmë pranë atyre të cilëve u jemi borxhli për punën dhe mbështetjen e tyre,” tha ai.

Aeroplan i parë ushtarak gjerman që u ul në Kabul që kur talebanët morën pushtetin evakuoi vetëm shtatë persona për shkak të kaosit në aeroport të hënën, ndqërkohë që të martën pati më shumë fat he evaskuoi rreth 120 persona.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas bëri me dije se po bëhët çmos për largimin e rreth 10 mijë personave, të cilët kanë punuar me forcat ushtarake gjermane, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe persona me shtetësi të dyfishtë afgano-gjermane.

Ndërkohë, kandidati i CDU-së për kancelar në zgjedhjet e afërta federale, Amin Lachet kërkoi që në të ardhmen angazhimet ushtarake të Gjermanisë jashtë vendit të kishin një qëllim të afatë të mirëpërcaktuar, përfshirë edhe planin e tërheqjes qysh në fillim.

Deklaratat pasojnë marrjen e pushtetit nga talebanët të dielën në Afganistan, ndërsa presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>