SHBA harton plan për shpëtimi për të sëmurët me Covid

Nga Exit News
SHBA harton plan për shpëtimi për të sëmurët me Covid

SHBA kërkon që të gjithë udhëtarët e ardhur në SHBA -të vaksinuar apo jo, përfshirë amerikanët që kthehen në shtëpi-të testohen për COVID-19 jo më shumë se tre ditë para udhëtimit të tyre.

Por nëse një shtetas amerikan sëmuret me Covid dhe ngec jashtë SHBA-ve, një kompani e quajtur Covac Global do të dërgojë një avion mjekësor, helikopter apo edhe një anije të shpejtë – “çfarëdo që të duhet”, thonë ata – për të shpëtuar pacientët me COVID në vendet e tjera dhe për t’i sjellë ata në shtëpi për kujdes.

Disa destinacione pushimesh madje po bashkëpunojnë me Covac për të parandaluar përhapjen e infeksioneve në vendin e tyre. Dhe disa hotele, si Eden Roc në St. Barts, po përfshijnë shërbimin e evakuimit në paketat e tyre të pushimeve.

Shumica e policave të sigurimit të udhëtimit si Plani i Mbrojtjes së Udhëtimit Allianz në përgjithësi nuk mbulojnë sëmundjet për COVID-19 sepse një pandemi është “e parashikueshme”. As nuk mbulojnë frikën nga udhëtimi.

Gjatë krizës së vazhdueshme shëndetësore, megjithatë, Allianz thotë se do të mbulojë përkohësisht kujdesin mjekësor urgjent, si dhe anulimin e udhëtimit për një udhëtar që sëmuret me COVID-19.

Covac Global fokusohet në kthimin e tyre në shtëpi, pavarësisht nëse janë të sëmurë.

Nuk është sigurim udhëtimi-është një shërbim i bazuar në anëtarësim.

Anëtarësimi për një udhëtim 15-ditor është 675 dollarë për person; një udhëtim 30-ditor kushton 995 dollarë. Anëtarësia vjetore është 2,400 dollarë, për udhëtime të pakufizuara deri në 90 ditë secila.

Ndryshe nga shumica e siguruesve, Covac nuk kërkon që klientët të shtrohen në spital para se të autorizojë një evakuim mjekësor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>