Moderna nis testimin e vaksinës HIV-AIDS tek njerëzit

Nga Exit News
Moderna nis testimin e vaksinës HIV-AIDS tek njerëzit

Moderna do të fillojë testimin tek njerëzit të vaksinës së saj eksperimentale mRNA për HIV -AIDS, të enjten. Kjo është hera e parë që një vaksinë kundra HIV-AIDS testohet tek njerezit.

“Ekziston një nevojë urgjente për mënyra të reja për të parandaluar infeksionin nga viruset si HIV dhe gripi. Vaksinat e zakonshme janë përpjekur për të luftuar sëmundjet dhe infeksionet e rrala por pa sukses”, shkruan gazetarja Alison Snyder e Axios.

“Vaksinat dhe terapitë e bazuara në ARN (mRNA) shikohen si një zgjidhje për këtë”, shtoi Snyder.

Për të marrë pjesë në testim, pjesëmarrësit duhet të jenë midis moshës 18 dhe 50 vjeç dhe të mos jenë të infektuar me HIV. Moderna thotë se po kërkon 56 pjesëmarrës.

“Vaksina jonë e bazuar në mRNA mund të parandalojë Covid-19, kjo na ka inkurajuar të ndjekim programe më ambicioze të prodhimit të vaksinave,” tha CEO i Moderna, Stéphane Bancel në janar, kur kompania njoftoi punën për vaksinën e HIV.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>