Ndërsa rriten kritikat për përballimin e situatës në Afganistan nga Perëndimi, një zyrtar i NATO-s deklaroi se Aleaca do të dyfishojë përpjekjet për evakuimin e ish-stafit vendas.
Deri tani janë evakuuar mbi 18,000 njerëz nga Kabuli qyshkur talebanët pushtuan kryeqytetin e Afganistanit të dielën e shkuar.
Zyrtari informoi Reuters se mijëra njerëz, të dëshpëruar për të ikur nga vendi, po grumbulloheshin në aeroport, ku janë vrarë 12 persona që nga e diela.
Talibanët bënë thirrje për bashkim përpara namazit të së premtes, duke u bërë thirrje imamëve që të bindin njerëzit të mos largohen nga vendi.
Situata në Afganistan paraqitet kaotike, mes turmave të njerëzve që duan të arratisen nga aeroporti, protestave dhe raportimeve të dhunës.
Në Kabul dhe katër qytete të tjera të mëdha u raportua se lutjet kanë përfunduar me incidente, porpos pjesëmarrjes së ulët.
Disa njerëz u vranë në qytetin lindor të Asadabad të enjten kur militantët talebanë qëlluan mbi një turmë që demonstronte besnikërinë e tyre ndaj republikës së dështuar afgane.
Shfaqje të ngjashme rebelimi pati në dy qytete të tjera – Jalalabad dhe Khost – ku grupe qytetareësh zëvendësuan flamurin taleban me atë të Afganistanit.
Duke adresuar situatën në një mbledhje të organizatës të martën, kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri me faj qeverinë afgane për rëniën e vendit në dorë të talebanëve, pasi ajo braktisi populli dhe nuk luftoi.
Megjithatë, ai pohoi se aleatët kishin bërë gabime në Afganistan dhe se duheshin nxjerr mësime.