Agjensia Kombëtare gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve konfirmoi të premten se Gjermania ka hyrë në valën e katërt të koronavirusit.
Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 9 280 raste të reja të koronavirusit 24 orët e fundit, që përkon me numrin më të lartë të infeksioneve ditore në tre muajt e fundit.
Numri i rasteve aktive u rrit nga 61 500 të enjten në 67 700 sipas të dhënave.
Studiuesit nënvizuan se shkalla javore e incidencës së Gjermanisë, tregues kryesor për trendet epidemiologjike, ka qënë në rritje javët e fundit.
Shkalla javore e incidencës së Gjermanisë ishte në pikën e saj më të ulët – 5.2 raste për 100 mijë persona – më 5 korrik, por u ngjit në 48.8 raste të premten, sipas një raportimi nga DW.
varianti shumë ngjitës Delta ka qenë forca shtytëse pas valës së re të rasteve të COVID-19 në vend.
Sipas raportit javor të RKI, varianti tani përbën gati 99% të të gjitha infeksioneve të reja në vend, prej 76% që ishte fillim të muajit të kaluar.
Varianti, i cili u zbulua për herë të parë në Indi tetorin e kaluar, përbënte nën 2% të infeksioneve të reja në Gjermani tre muaj më parë.