Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja nga Covid-19 në Kosovë

Nga Exit News
Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja nga Covid-19 në Kosovë

Kosova ka regjistruar njëmbëdhjetë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke shënuar për herë të parë pas disa muajsh shifra dyshifrore viktimash.

Ndërsa autoritetet shëndetësore kanë njoftuar të dielën se nga testimi i 10 710 mostrave janë identifikuar  1 682 raste të reja të infektimeve.

Numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme edhe këtë javë si pasojë e variantit Delta, gjë që ka bërë që vendi të rikthehet në listën e Gjermanisë së zonave me rrezik të lartë nga koronavirusi.

Sipas të dhënave, numri i rasteve aktive në vend është 19 695.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 263 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 107 288 qytetarë qysh prej fillimit të pandemisë.

Sipas një raportimi nga Radio Evropa e Lirë,  të premten  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme rajonale rezultojnë 858 pacientë të shtruar, prej të cilëve 776 ttë konfirmuar me Covid-19.

Prej të shtruarve, 32 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 664 po trajtohet me oksigjeno-terapi.

Deri tani, Kosova ka administruar mbi 707 793vaksina. Kurse të vaksinuar plotësisht, janë mbi 236 405 qytetarë persona.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>