Merkel dhe presidenti ukrahinas Zelensky shfaqin diferenca mbi gazsjellësin Nord Stream 2

Nga Exit News
Merkel dhe presidenti ukrahinas Zelensky shfaqin diferenca mbi gazsjellësin Nord Stream 2

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mandati i së cilës mbaron këtë shtator, vizitoi të dielën Kievin, ku u takua me presindetin ukrahinas, Volodymyr Zelensky.

Vizita e Merkel në vend vjen dy ditë pas vizitës së saj në Moskë, që kishte si qëllim mbajtjen e një dialogu me Rusinë, në mes të një viti ku raportet mes kësaj të fundit dhe Perëndimit kanë njohur tensione të shumta.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Merkel dhe Zelensky shfaqën diferenca të pritshme në lidhje me projektin e gazsjellësit Nord Stream 2. Përmes këtij projekti Rusia do të cojë gas direkt në Gjermani, duke anashkaluar infrastrukturën tranzitore të Ukrahinës dhe duke privuar këtë të fundit nga tarifa të majme.

“Ne e shikojmë këtë projekt ekskluzivisht përmes prizmit të sigurisë dhe e konsiderojmë si një armë të rrezikshme gjeopolitike të Kremlinit,” u shpreh Zelensky gjatë fjalës së tij.

Por, Merkel u përgjigj se gazi nuk duhet të përdorej si armë gjeopolitike.

“Ne pajtohemi me amerikanët se gazi nuk duhet të përdoret si armë gjeopolitike dhe nuk do të përdoret nëse ka një zgjatje të kontratës së tranzitit përmes Ukrainës,” tha Merkel, duke iu referuar skadimit të marrëveshjes së Moskës me Kievin në 2024.

Gjermania po lundron në një balancë delikate mes Moskës dhe Ukrahinës aktualisht. Për të zbutur frikërat e kësaj të fundit ka deklaruar se do të lobojë në Kremlin për zgjatjen e Marrëveshjes së Tranzitit edhe ëpr 10 vjet të tjera. Kjo marrëveshje garanton se një sasi e caktuar e gazit rus do të kalojë patjetër nëpërmjet infrastrukturës ukrahinase.

Merkel nuk dha garanci se do t’ia arrij qëllimit, por u zotua se Gjermania e BE-ja do të vendos saksione të reja ndaj Rusisë nëse projekti Nord Stream 2 përdoret si armë gjeopolitike prej saj.

Merkel ka luajtur një rol kyç për armëpushimin e Minskut mes Ukrahinës dhe Rusisë në 2015, pas aneksimit të Krimesë një vit më parë nga kjo e fundit. Pas përplasjeve të vitit të fundit dhe ikjes së Merkel, parashihet një dobësim i respektimit të marrëveshjes në fjalë.

Gjermania dhe aleatët perëndimor e quajnë aneksimin e Krimesë shkelje të sovranitetit të Ukrahinës dhe nuk e njohinatë, por Merkel më herët ka bërë thirrje që bisedimet për paqe mes palëve të vazhdojnë pavarësisht mungesës së vullnetit politik.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>