Britanikët kërkojnë dorëheqjen e Sekretarit të Jashtëm Raab: Refuzoi të kthehej nga pushimet për krizën e Afganistanit

Nga Exit News
Britanikët kërkojnë dorëheqjen e Sekretarit të Jashtëm Raab: Refuzoi të kthehej nga pushimet për krizën e Afganistanit

Sekretari i Jashtëm briktanik Dominic Raab përballet me kritika dhe thirrje për dorëheqje për mënyrën se si ka përballuar krizën e Afganistanit.

Prej disa ditësh, mediat britanike raportojnë se Raab ishte me pushime në Kretë më 13 gusht, kur u njoftua për përparimin e forcave talebane drejt kryeqytetit afgan, Kabulit.

Atij iu kërkua nga stafi të vendosej në kontakt me Ministrin e Jashtëm afgan, por thuhet se Raab e delegoi këtë detyrë.

Në vend të kthehej në pragë të një krize, siç iu rekomandua nga një zyrtar i lartë i Doëning Street, Sky Neës pretendon se Sekretari i Jashtëm britanik iu lut Johnson që të qëndronte.

Ky i fundit duket se ka rënë dakord dhe Raab qëndroi edhe 2 ditë të tjera me pushime në Kretë, duke u kthyer në vend të hënën, 16 gusht, në mëngjes.

Partitë e opozitës e kanë cilësuar një mungesë udhëheqësie dhe kanë kërkuar po ashtu dorëheqjen.

Sipas tij, në vend të telefononte Ministrin e Jashtëm afgan, atij iu këshillua t’i jepte prioritet sigurisë së forcave britanike në Afganistan. Sipas tij, ky ishte vendimi i duhur pasi solli shpëtimin e 204 personave nga stafi britanik dhe familjet e tyre deri më 16 gusht.

I pyetur nga gazetarët për dorëheqjen, ai ka thënë prerë që nuk ka ndërmend ta jap dhe ka vazhduar të kryesojë një takim të G7 si dhe një sërë takimesh me krerë shtetesh në ditët në vijim.

Klasa politike britanike nuk e zemëruar me situatën e krijuar nga tërheqja e Aleatëve nga Afganistani, duke cituar problem kryesor mbështetjen e tepërt te SHBA-të në planin ndërkombëtar.

Anëtarët e Parlamentit e quajtën “të turpshme”, “katastrofike” dhe “poshtëruese” situatën atje.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>