Në ishullin e Evia të Greqisë kanë rinisur zjarret, të hënën sipas Radio Evropa e Lirë. Zjarrëfikësit ndihmuan në evakuimin e disa banorëve. Rreth dy javë më parë pjesa veriore e këtij ishulli ishte u shkatërruar nga flakët.
Zjarri që përfshiu një pjesë të ishullit më 22 gusht po përhapej në drejtim të fshatit turistik bregdetar Marmari. Evia është në verilindje të kryeqytetit Athinë.
Autoritetet e mbrojtjes civile kishin njoftuar të dielën një “rrezik shumë të lartë” zjarri në shumë zona të Greqisë.
Qeveria greke ka fajësuar për fatkeqësinë valën më të keqe të të nxehtit në dekada. Ky vend gjatë muajve të verës është përballur me temperatura të larta, nga 42 deri në 44 gradë Celsius.
Që nga muaji korrik zjarret kanë shkatërruar ishujt Evia dhe Rodos si dhe pyjet në veri dhe juglindje të Athinës, dhe disa pjesë të gadishullit të Peloponezit. Si pasojë, tre persona kanë vdekur.