Doza e tretë e vaksinës Pfizer rrit mbrojtjen tek të moshuarit, raportojnë të dhënat e reja nga Izraeli.
Një studim i ministrisë izraelite të shëndetësisë zbuloi se një dozë e tretë e vaksinës Pfizer-BioNTech siguronte katër herë më shumë mbrojtje kundër infeksionit sesa dy doza e para tek njerëzit e moshës 60 vjeç e lart.
Niveli i mbrojtjes ishte pesë deri në gjashtë herë më i lartë kundër infektimit të rëndë dhe shtrimit në spital, sipas studimit të botuar të dielën, i cili shikoi mbrojtjen e ofruar 10 ditë pas marrjes së dozës së tretë.
Izraeli miratoi dozat përforcuese për njerëzit 60 e lart muajin e kaluar. Kryeministri Naftali Bennett, 49 vjeç, mori dozen e tij të tretë Pfizer të Premten.
Megjithëse Organizata Botërore e Shëndetit ka kritikuar vendet e pasura për procesin e vaksinimit me doza përforcuese, ndërsa shumica e popullsisë më të varfër të botës nuk kanë marrë ende dozën e parë.
Por pavaresisht kësaj, SHBA-të nisin në shtator vaksinimin me dozën përforcuese.