FDA amerikane e konsideron plotësisht të sigurtë dhe efektive vaksinën Pfizer

Nga Exit News
FDA amerikane e konsideron plotësisht të sigurtë dhe efektive vaksinën Pfizer

Agjensia amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha të hënën miratimi të plotë për përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Vaksina, e krijuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, u miratua për përdorim emergjent qysh në dhjetor të vitit të shkuar.

Kjo është vaksina e parë që merr miratimin e plotë nga FDA-ja për përdorim mbi personat mbi 16 vjeç.

SHBA-ja ka miratuar për përdorim emergjent edhe dy vaksina të tjera: Moderna dhe Johnson&Johnson.

Zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë se vendimi do të bindë amerikanët e pavaksinuar të konsiderojnë vaksinimin me vaksinën Pfizer/BioNTech si plotësisht e sigurt dhe efektive.

“Miliona njerëz tashmë kanë marrë vaksinat kundër koronavirusit, por ne e dimë se për disa, miratimi i një vaksine nga FDA-ja mund të ngjallë besim shtesë për t’u vaksinuar,” deklaroi Janet Woodcock, komisionare në detyrë e FDA-së.

“Miratimi i kësaj vaksine nga FDA-ja është një moment historik, derisa vazhdojmë të luftojmë pandeminë,” shtoi ajo.

Miratimi për përdorim emergjent të një vaksine do të thotë që pavarësisht se një vaksinë apo barnë nuk ka mbyllur të gjitha testet e sigurisë dhe nuk ka të dhëna përfundimtare mbi efektet e saj, ajo rekomandohet të përdoret përballë një sëmundje vdekjeprurëse në mungesë të trajtimit alternativ. Tashmë, duket se vaksina Pfizer e ka tejkaluar këtë moment, duke u konsideruar e sigurtë për përdorim.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>