Ukraina kërkon garanci nga Gjermania dhe SHBA-ja mbi Nord Stream 2

Nga Exit News
Ukraina kërkon garanci nga Gjermania dhe SHBA-ja mbi Nord Stream 2

Në një takim të ministrave të Energjisë së Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, i pari kërkoi garanci mbi të ardhmen e vendit si tranzit për kalimin e gazit natyror rus.

Kjo pasi ndërtimi i gazsjellësit ruso-gjerman Nord Stream 2, kërcënon përfitimet që Ukrahina nxjerr nga tarifat e tranzitit.

Gjithashtu, siç edhe deklaroi presidenti Zelensky në takimin me kancelaren Merkel, Kievi i friksohet përdorimit si armë të projektit nga Rusia.

Vende të tjera shqetësohen se ky projekt mund do të rrisë varësinë e Evropës nga furnizimi me energji ruse.

Takimi i zhvillua në kuadër të Platformës së Krimesë, një samit që synon të sigurojë mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare për rikthimin e gadishullit pas aneksimit nga Rusia në 2014.

Gjermania dhe SHBA dënuan sërish Rusinë për agresionin në Krime.

Sipas ministrit ukrahinas të energjisë, Herman Halushchenko palët  diskutuan “një numër hapash që mund të ndërmerren bashkarisht në drejtim të garancive reale për Ukrainën në lidhje me ruajtjen e tranzitit”.

“Ne vijuan nga pozicioni që u deklarua dhe u shpreh nga presidenti i Ukrainës – se ne nuk mund të lejojmë që Federata Ruse të përdorë gazin si armë,” u tha ai gazetarëve, sipas një raportimi nga Reuters.

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier nga ana e tij bëri thirrje që të mos krijoheshin pengesa të pakapërcyershme nga Ukrahina në lidhje me projektin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua me Zelenskin në Kiev të dielën për të siguruar Ukrahinën se Gjermania do të mbrojë interesat e saj, por Zelensky nuk u duk i bindur te jo mbështetje dhe bëri thirrje për qartësi më të madhe në hapat që do të ndërmerreshin.

Gjermania po lundron në një balancë delikate mes Moskës dhe Ukrainës aktualisht. Për të zbutur frikërat e kësaj të fundit ka deklaruar se do të lobojë në Kremlin për zgjatjen e Marrëveshjes së Tranzitit edhe për 10 vjet të tjera. Kjo marrëveshje garanton se një sasi e caktuar e gazit rus do të kalojë patjetër nëpërmjet infrastrukturës ukrahinase.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>