Izraeli bombardoi vendet e Hamasit në Gaza. Të martën, Reuters njoftoi se avionët luftarakë izraelitë bombarduan vendet e Hamasit në Gaza në përgjigje të raketave të lëshuara nga enklava palestineze në Izraelin jugor.
Nuk ka raportime për viktima në sulmet ajrore izraelite në drejtim të një strukturë e prodhimit të armëve dhe një vend lëshimi raketash që i përkisnin Hamasit, grupit islamik që sundon në Gaza.
Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti, ne maj u ndërpre pasi militantët e Gazës kanë dërguar raketa në Izrael, duke ndezur sulmet izraelite në drejtim të Hamasit.
Palestinezët thonë seraketat kanë për qëllim të bëjnë presion ndaj Izraelit për të lehtësuar kufizimet në Gaza dhe për të lejuar ndihmën mjekësore të arrijë në territor.
Dhuna ndërkufitare është rritur pavarësisht një njoftimi nga Izraeli, javën e kaluar për rifillimin e ndihmës së Katarit në Gaza, një vendim që ishte parë si forcim i armëpushimit.
Duke u përballur me protestuesit në Gaza, trupat izraelite qëlluan dhe plagosën 41 palestinezë, ndërsa u plagos vetëm një ushtar izraelit.