Në Tokio të Japonisë nisin të martën Lojërat Paralimpike. Në te do të marrin pjesë 4,400 atletë nga 162 skuadra, përfshirë një që përfaqëson refugjatët.
Atletët do të garojnë në 22 sporte – në badminton dhe tekuando për herë të parë.
Lojërat do të hapen në mbrëmje nga perandori i Japonisë, Naruhito, por sipas rregullave të koronavirusit stadiumet do të jenë bosh. Ato do të zgjasin deri më 5 shtator.
Pothuajse të gjitha aktivitetet do të mbahen pa spektatorë, ndërsa nxënësit e shkollave pritet të marrin pjesë vetëm në disa prej tyre.