Të enjten është përcaktuar ndarja e ekipeve në grupe për sezonin e ri të Champions League 2021-2022.
Shorti ka vendosur përballë disa nga ekipet më të forta duke paralajmëruar sfida emocionuese që në fazën e grupeve.
Në grupin A, PSG, tashmë me Mesin në ekip do të përballet me Manchester City.
Liverpool në grupin B do të ketë mundësinë të ‘hakmerret’ ndaj Atletico Madrid për skualifikimin në sezonin e kaluar. Në të njejtin grup janë edhe Porto me Milan duke formuar një katërshe shumë konkuruese për një vend në 16 më të mirat.
Reali i Madridit dhe Interi takohen sërish në grup ndërsa një përballje tjetër gjigandësh do të jetë ajo mes Bayern Munich dhe Barcelonës.
Kampionët në fuqi, Chelsea i pret Juventus, Zenit dhe Malmo në grupin H.
Ndarja e ekipeve sipas grupeve:
Grupi A: Man City | PSG | RB Leipzig | Club Bruges
Grupi B: Atletico Madrid | Liverpool | Porto | AC Milan
Grupi C: Sporting Lisbon | Borussia Dortmund | Ajax | Besiktas
Grupi D: Real Madrid | Inter Milan | Shakhtar Donetsk | Sheriff Tiraspol
Grupi E: Bayern Munich | Barcelona | Benfica | Dynamo Kyiv
Grupi F: Villarreal | Man Utd | Atalanta | Young Boys
Grupi G: Lille | Sevilla | Salzburg | Wolfsburg
Grupi H: Chelsea | Juventus | Zenit | Malmo